Rusia nuk e lidh çështjen e furnizimit të sistemit të raketave zenit C-300 në Iran me negociatat për blerjen e armatimeve dhe teknikës ushtarake nga Arabia Saudite. Për këtë deklaroi administratori i shërbimit federal për bashkëpunimin tekniko-ushtarak Konstantin Biriulin. Ai i quajti spekulime njoftimet mbi atë, se Moska në vend të kontratës me Iranin ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë analogjike me Arabinë Saudite dhe shtoi, se Rusia nuk ka furnizuar asnjëherë teknikë ushtarake ndonjë vendi për llogari të një vendi tjetër. Biriulin gjithashtu e quan jo të drejtë pyetjen mbi atë, se Rusia në shenjë falënderimi ndaj Shteteve të Bashkuara për heqjen dorë nga dislokimi i elementeve të sistemit antiraket në Europë ka ndërmend të heqë dorë nga furnizimet e C-300 në Iran.