Ekspertët e Bankës Botërore publikuan raportin “Për ekonominë e Rusisë”, sipas të cilit ekonomia e vendit kapërceu fundin e rënies dha tani dalngadal po rimëkëmbet në sfondin e çmimeve të larta të naftës dhe përmirësimit të situatës jashtë shtetit. Por, sipas mendimit të ekspertëve, fundi i vitit që po përfundon do të jetë i vështirë. Papunësia në Rusi mund të arrijë 9 %, kurse përqindja e të varfërve arrin gati në 18. Gazeta “Vedomosti” shkruan, se megjithatë, sipas mendimit të ekspertëve të Bankës Botërore, ekonomia ruse po del nga recesioni. Rimëkëmbia, e cila filloi gjatë tremujorit të tretë, nuk do të ndërpritet më. Ekonomia ringjallet për llogari të sektorëve të tregtisë (industria minerare dhe përpunimit, bujqësisë).


***


Botimi “Rossiskaja pravda” njofton, se sipas mendimit të drejtorit të Bankës Botërore për Rusinë Klaus Rolland, bazuar në dekadat e prosperitetit në Rusi, të cilat i paraprinë krizës, ishin treguesit e qëndrueshëm makroekonomikë, veçanërisht reformat buxhetore së bashku me çmimet e larta të naftës, rrymat e mëdha të kapitalit dhe aksesit tek kreditë e huaja të leverdisshme. “Pas krizës situata do të jetë ndyshe, premton ai, Rusisë do ti duhet të bëjë një reduktim të ndjeshëm të deficitit të buxhetit në lidhje me diversifikimin e ekonomisë në kushtet e rimëkëmbjes së ngadalshme të ekonomisë botërore, nivelit të ulët të rrymave të kapitalit dhe aksesin e kufizuar për financimin e huaj”.


***


Gazeta “Vremja novostei” deklaroi se është korrigjuar vlerësismi i daljes së kapitalit neto nga Rusia. Për këtë vit në përfundim ai përbën 30 miliardë dollarë, ndërkohë që në parashikimin e qershorit parashikohej me 60 milionë dollarë. Vitin tjetër pritet hyrja prej 20 miliardësh, por jo dalja prej 30, siç mendohej në qershor.