Vladimir Putin dhe Werner Faymann Foto RIA LajmetKryeministri i Rusisë Vladimir Putin dhe Kancelari i Austrisë Werner Faymann diskutuan në Moskë realizimin e projekteve të mëdha të përbashkëta. Një vend qendror në to zuri, pa dyshim, edhe energjetika. Në veçanti, ndërtimi i gazsjellësit “South Stream”. Si rezultat kryetarët e qeverive u bënë thirrje lojtarëve më aktivë në sferën e gazit për të përshpejtuar punën mbi përgatitjen e marrëveshjes për ndërtimin e sektorit austriak të këtij sistemi transportues. Austria është tej mase e interesuar për realizimin e këtij projekti dhe ka ndërmend të marrë pjesë në krijimin e sistemit transportues të gazit. “South Stream”, pompimi i të cilit me gaz tashmë është i garantuar, do të lejojë anashkalimin e transitores jo stabile, jo të sigurt-Ukrainës. Ai duhet të shtrohet nga sektori i bregdeti rus të Detit të Zi deri në Bullgari, ndërsa më pas do të shtrihet deri në jug të Italisë dhe të arrijë, si përfundim, prej andej deri në Austri. Interesimin e vet të gjallë ndaj realizimit të projektit “South Stream” e konfirmuan tashmë Turqia, Greqia, Serbia. Në vigjilje të vizitës së Kancelarit të Austrisë në Kremlin deklaruan se ndërtimi i gazsjellësit South Stream” mund të bëhet një nga drejtimet strategjike të bashkëpunimit ruso-austriak. E megjithatë, për shkak të krizës ekonomiko-financiare botërore, qarkullimi i mallrave midis dy vendeve shënon aktulisht rënie. Ndaj këtij fakti, përpara fillimit të takimit me Kancelarin austriak, tërhoqi vemendjen Kryeministri rus. Bashkë me këtë Vladimir Putin shprehu bindjen e vet në atë se vëllimi i arritur më parë i bashkëpunimit midis dy vendeve do të rivendoset: “Marrëdhëniet midis vendeve tona po zhvillohen në vektor pozitiv. Për fat të keq, kriza ekonomiko-financiare botërore la gjurmët e veta edhe në lidhjet tona ekonomike, por në tërësi mund të thuhet se dinamika e tyre nuk është aspak e keqe. Austria është një investitore me peshë, e autoritetshme e ekonomisë ruse. Dhe, pavarësisht nga fakti, se në fillim të vitit pati njëfarëlloj rënieje të qarkullimit tregtar, ai megjithatë po vjen duke u rivendisur gradualisht”, u shpreh Vladimir Putin.