Festivali, që i kushtohet 100 vjetorit të bashkëpunimit të Rusisë dhe Francës në kinematografi, u hap në Moskë. Ai po zhvillohet në kinoteatrin "Hudozhestveni", i cili në vigjilje festoi gjithashtu jubileun e vet 100 vjeçar. "Historinë e bashkëpunimit të mjeshtrave të kinemasë së Rusisë dhe Francës është më e thjeshtë që të tregohet nëpërmjet kinosë, shikuesit mund të shohin vet gjithçka në ekran", tregoi drejtori i Muzeut Shtetëror të Kinosë Naum Klejman. Për herë të parë filmat e kinematografisë ruse u  xhiruan me anë të kamerave franceze. Në vet këto xhirime ndihmuan operatorët kinematografikë nga Franca.