Problemi i anijes gjermane “Magdalena” me ekuipazhin rus në bordin e vet u zhgjidh. Për këtë njoftuan në MPJ të Rusisë. Ekuipazhi i anies prej 16 vetash, midis të cilëve janë 9 rusë, 2 ukrainas, 4 filipinas dhe një estonez, që e kryesonte kapiteni rus Roman Vostrikov. Javët e fundit anija ishte ankoruar në rejdin e jashtëm të portit të Dubait për riparim. Gjatë kësaj marinarët kërkonin nga pronari i anijes që tu paguante borxhet e pagave. Aktualisht pretendimet e ekuipazhit, ndër të tjera edhe për rrogën, janë përmbushur të gjitha. Më 10 nëntor kapiteni i anijes Roman Vostrikov njoftoi, se rusët e ekuipazhit të “Magdalena”, tashmë ndodhen në atdhe.