Izraeli po pengon krijimin e shtetit të pavarur palestinez. Për këtë deklaroi Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas, duke marrë fjalën në Rammallah në mitingun që iu kushtua përvjetorit të pestë të ndarjes nga jeta të liderit kombëtar Jasir Arafat. Sipas fjalëve të Abbasit, pengesa kryesore në rrugën e krijimit të shtetit palestinez është veprimtaria e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të veta në tokat palestineze.