Në Gjeorgji po vazhdon furnizimi i armëve nga jashtë shteti. Për këtë deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov. Ai përmendi, se Rusia paralajmëroi mbi rrezikun e furnizimeve e armatimeve ofensive në Gjeorgji akoma më përpara se në gusht të vitit të kaluar ku Presidenti Saakashvili dha urdhërin kriminal e sulmimit të Osetisë së Jugut. Rusia shpresoi, se nga ajo që ndodhi do të nxirreshin përfundime të drejta. Por me sa duket armatimet po vazhdojnë të furnizohen në Gjeorgji “sipas skemave shumë të vështira”. Këtë informacion e konfirmoi Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Nikollai Makarov.