Në Rusi ia hynë punës për regjistrimet e domeneve në gjuhën cirilike. Siç njoftoi Kreu i Ministrisë së ndërlidhjes dhe komunikacioneve Igor Shegoliev, adresat e para domene “.рф” do të fillojnë ti marrin nga fundi i nëtorit organet shtetërore dhe zotëruesit e markave të njohura tregtare, që të eliminohen mashtrimet e vogla, që përfshijnë shitjen e adresave, kurse që nga korriku i vitit 2010 do të regjistrohen të gjithë ata që dëshirojnë.