Në qendër të vëmendjes së negociatave të Kryeministrit të Federatës Ruse Vladimir Putin dhe homologut të tij austriak Verner Fajman, sipas të dhënave të shërbimit të shtypit të qeverisë, janë çështjet e bashkëpunimit për kompleksin energjetik të lëndëve djegëse, dhe në veçanti, puna për projektin e marrëveshjes ndërqeveritare të ndërtimit të pjesës austriake të gazsjellësit “Rryma Jugore”. Austria është e interesuar të marrë pjesë në këtë projekt, i cili destinohet të garantojë sigurinë energjtike të Europës dhe të ulë vartësinë nga rreziqet e transitit. Projekti duhet të fillojë punën e vet në vitin 2015.