Nën shenjën e pajtimit historik midis Francës dhe Gjermanisë në Paris do të zhvillohen aktivitete përkujtimore me rastin e 91 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Me ftesën e Presidentit të Francës Nikola Sarkozi në to për herë të parë merr pjesë Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel. Në një nga konfliktet më të mëdhenj të armatosur të historisë, i cili zgjati më shumë se 4 vjetë, Franca humbi më shumë se një milionë veta, kurse Gjemania rreth 2 milionë ushtarë. Në Rusi nuk ka një ditë zyrtare të kujtimit të të vrarëve në Luftën e Parë Botërore, megjithëse konsiderohet, se humbjet e saj ishin më të mëdha, përafërsisht 2,3 milionë veta.