Për të ndriçuar mesazhin e Presidentit të Rusisë drejtuar parlamentit të vendit më 12 nëntor do të jenë të pranishëm rreth 400 përfaqësues rus dhe të huaj të mjeteve të informimit masiv. Sipas Kushtetutës së Federatës Ruse, Presidenti i Rusisë çdo vit i drejtohet Assamblesë Federale me mesazhin për gjendjen në vend dhe për drejtimet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme. Leximi i këtij mesazhi do të zhvillohet në atmosferë solemne, në të ftohen të gjithë anëtarët e qeverisë, Këshilli i Shtetit, kisha, bashkimet shoqërore. Transmetimi i drejtpërdrejtë i fjalimit të Presidentit, i cili zakonisht zgjat rreth një orë, do të bëhet nga kanalet televizive ruse “Rossia” dhe “Kanali i parë”.