Në Gjenevë u hap raundi i tetë i diskutimeve për sigurimin në Transkaukazi. Në konsultimet, të cilat po zhvillohen nën eguidën e OKB-së, BE dhe OSBE-së, marrin pjesë delegacini i Rusisë, Gjeorgjisë,Abkhazisë, Osetisë së Jugut dhe SHBA-s. Takime të tilla po zhvillohen që nga tetori i vitit 2008 në bazë të marrëveshjeve të presidentëve të Rusisë dhe Francës, të arritura pas shfaqjes së agresionit gjeorgjian kundër Osetisësë Jugut në gusht të vitit 2008. Konsultimet e tanishme janë të parat pas publikimit të raportit të komisionit ndërkombëtar për hetimin e shkaqeve të atyre ngjarjeve.