Udhëheqja e korporatës “General Motor” premton ti japë nënrepartit europian “Opel” më shumë pavarësi. Për këtë njoftoi gazeta amerikane që botohet në Londër “International Herald Tribune”. Siç vuri në dukje gazeta, ky hap u bë me qëllim që të qetësohej udhëheqja e Gjermanisë, e cila reagoi në mënyrë negative ndaj vendimit për anulimin e shitjes së markës gjermane të automobilave “Magn”-it kanadez dhe Sberbankës së Rusisë. Përfaqësuesit e “GM” tregojnë, se “Opel” ka rëndësi për korporatën në planin e perspektivave globale, dhe veçanërisht në lidhje me sukseset jo dhe aq të mëdha të tij, si automobila më efikas në përdorimin e energjisë.