Përfaqësuesi i Verhovnaja Rada (parlamenti), kandidati i Ukrainës për president Vladimir Litvin e konsideron të domosdoshme që të përjashtohen nga të gjitha dokumentat e politikës së jashtme teza për hyrjen e vendit në NATO. Ai deklaroi gjithashtu mbi domosdoshmërinë e rivendosjes së bashkëpunimit ushtarako-industrial me Rusinë. Zëdhënësi përmendi, se në epokën sovjetike në Ukrainë kishte më shumë se 3,5 mijë ndërmarrje ushtarake, në të cilat punonin më shumë se 3 milionë veta. “Rezultati është më se i qartë, për Ukrainën dhe Rusinë është më me leverdi bashkëpunimi i mëtejshëm në këtë sferë”, tha kandidati për president.