Rusia dhe SHBA-s kanë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit për konfigurimin e ri të sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket (MAR), i cili u propozua nga administrata e Obamës. Këtë e konfirmoi Zëvendës sekretarja e shtetit Ellen Tosher. Ajo i pranoi kundërshtimet e mëparshme të Moskës kundër planeve të SHBA-s për dislokimin e sistemit MAR në Europë. Tosher vuri në dukje, se në zonën e dislokimit të radarit, i cili propozohej të dislokohej në Çeki, të mund të vendoseshin bazat raketore ruse. Ndërkaq Tosher vuri në dukje, se Uashingtoni nuk heq dorë nga qëllimi i dislokimit në perspektivë, pas vitit 2015 të bazave raketore intercepitore SM3, në territorin e Polonisë dhe Çekisë.