Agjencia Energjetike Ndërkombëtare (AEN) bën thirrje për “revolucion energjetik”. Gjendja aktuale e ekonomisë botërore garanton mundësi shumë të mira për investime në përpunimin e teknologjive, të cilat bëjnë të mundur nivelin e ulët të derdhjeve karbonike, vihet në dukje në raportin e AEN. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, rënia e prodhimtarisë industriale solli në uljen e përgjithshme botërore të konsumimit të energjisë. Por, sa të fillojë rritja e ekonomisë, kërkesa për blerjen e lëndëve energjetike, naftë, gaz, qymyr gur, të cilat dhe janë shkaku i përhershëm i ndotjes së atmosferës, do të rritet me ritme shumë të shpejta. Sipas mendimit të ekspertëve AEN, në samitin e pritshëm të OKB-së për klimën është e domosdoshme të merren parasysh realitetet e reja.