Aleksei Dimkovskij Foto RIA LajmetSkandali që plasi rreth videomesazhit të milicit nga Novorosijsku Aleksei Dimkovsk, drejtuar Kryeministrit Vladimir Putin nëpërmjet Internetit, po vjen duke bërë gjithnjë e më shumë bujë. Siç kujton gazeta “Vedomosti”, majori i milicisë deklaroi në të mbi kushtet e vështira të shërbimit, falsifikimet e çështjeve penale në favor të raportimit, llogaridhënies si dhe për probleme të tjera që kanë vend në organet e punëve të brendshme. Pas kësaj u shpall mbi shkarkimin e majorit nga detyra për shpifje mbas verifikimit të bërë, meqenëse faktet e parashtruara nga ai, sipas rezultateve të këtij kontrolli, nuk u konfirmuan. Aleksei Dimkovskij u shpreh se tashmë kishte ndërmarrë që 3 vite më parë tentativën për t’iu drejtuar Vladimir Putinit, por ajo u parandalua nga drejtuesit e tij. Aktualisht Kryeministrit i raportuan mbi gjithçka ndodhi, por kurrëfarë reagimi nga ai tani për tani nuk pasoi. Gjoja, sikur fillimisht duhen parë e analizuar rezultatet e verifikimit dhe vetëm pas kësaj të nxirren konkluzionet. Në lidhje me faktin e shkarkimit të majorit nga detyra gjithashtu nuk pati asnjë reagim: sepse kjo është punë e drejtpërdrejtë e udhëheqjes së vetë milicit.

Komentimi i artikullit të ditës

Avokati Eugjeni Çernousov, i cili vetë në të kaluarën pat shërbyer në organet e milicisë, thotë: “Do të ishte fort e dëshirueshme që të përmirësohej me të vërtetë puna e Shërbimit të sigurimit vetiak të MPB. Mendoj, se nxjerrja e tij nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe krijimi i njëfarëlloj strukture kontrolluese-mbikëqyrëse pranë Presidentit të Rusisë do ti shërbente për mrekulli vendosjes së rregullit në radhët e milicisë. Do të krijohej atëhere mundësia për të marrë nën kontroll veprimtarinë e udhëheqësisë lokale nga një strukturë e pavarur: as të vetë milicisë, as të prokurorisë.


Kryetari i Këshillit Koordinues të Sindikatës së milicisë të Moskës Mihaill Pashkin është plotësisht dakort me mendimin se ushtrimi i kontrollit është i domosdoshëm, por e vëren atë në një rrafsh disi tjetër. Ai mendon: “Duhet të ekzistojë kontrolli shoqëror ndaj veprimtarisë së milicisë. P.sh., në qoftë se do të zgjidheshin, të paktën, shefat e departamenteve të milicisë siç zgjidhen sherifat në Shtetet e Bashkuara, atëhere puna e milicisë do të bëhej më e pastër. Mbi këtë moment të punës së saj janë në dijeni të gjithë, por një gjë e tillë është e mundur të realizohet në jetëm vetëm në një shoqëri me të vërtetë civile”, thotë Mihaill Pashkin.