Qeveria e Gjermanisë shpreson, që korporata amerikane General Motors me iniciativën e vet do të paguajë pjesën më të madhe të mjeteve financiare të ristrukturimit të Opel pas refuzimit të vet për shitjen e tij kompanisë së konsorciumit Magna-Sberbank. Një mendim i tillë u shpreh nga Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel. Ajo vuri në dukje, se qeveria e Gjermanisë shpreson, se GM do të kthejë kredinë prej 1,5 miliardë eurosh, të dhëna më parë Opel-it. Javën e kaluar udhëheqja e koncernit GM refuzoi të shesë Opel-in konsorciumit Magna-Sberbank në lidhje me përmirësimin e situatës për biznesin në Europë.