Ish presidenti i Bashkimit Sovjetik Mihaill Gorbaçov i bëri thirrje BE të zhvillojë bashkëpunimin me Rusinë. Në fjalimin e vet të mbajtur në Forumin Botëror të laureatëve të Çmimit Nobel të botës në kryeqytetin e RF të Gjermanisë, që i kushtohet 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ai deklaroi, se potenciali i marrëdhënieve të BE me Rusinë nuk është shfrytëzuar plotësisht”. Sipas mendimit të tij, zhvillimin e tyre e pengon “frika, të cilën Europa përjeton ende përpara Rusisë”. Gorbaçov u shpreh për krijimin e përbashkët të arkitekturës së sigurimit,e cila do tu përgjigjej interesave të Rusisë dhe BE.