Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel u shpreh për thellimin e bashkëpunimit me Rusinë. Ajo theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëveprimit me Federatën Ruse, duke marrë fjalën në budenstag me deklaratën e parë qeveritare pas rizgjedhjes së saj në postin e Kryetares së qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. I rëndësishëm është “zhvillimi i një dialogu të ngushtë me Rusinë”, u shpreh e bindur Merkel.