Në biografinë e grupit muzikor të Shën Peterburgut “DDT”, njërit prej grupeve më origjinalë dhe më të rëndësishëm në historinë e rock-ut rus, gjetën pasqyrim të gjitha ndryshimet sociale dhe tronditjet e kohës sonë. Lideri i përhershëm i tij, poeti, muzikanti, këngëtari dhe autori i këngëve Jurij Shefçuk përshkoi rrugën e gjatë nga romantizmi dhe rimat satirike që gjetën pasqyrim në regjistrimet e para të grupit e deri tek punët më të thella e më poetike të viteve 90-të dhe deklaroi mbi veten si një nga figurat më të spikatura, më mbresëlënëse të kulturës poetiko-muzikore të Rusisë. Muzika e grupit “DDT” u bë njëfarëlloj rrugëze zanore drejt historisë më të re të vendit tonë. Në prill të vitit 2009 grupi “DDT” ia hyri punës mbi këngët që do të gjejnë pasqyrim në albumin e ri. Në të do të hyjnë si këngët që kanë tingëlluar më parë në koncertet e vitit 2008, po ashtu dhe të rejat, të regjistruara këtë vit. Për periudhën prill-maj nga grupi u bë një punë e madhe për aranzhimin, orkestrimin e materialit, ndërsa në verë ai dha disa koncerte me programin e ri eksperimental, i cili mban tani për tani emrin provizor të punës së papërfunduar “DDT. Turneu 2009”.