Foto RIA LajmetUashingtoni i propozon Tbilisit një parti të madhe armatimesh, teknikë ushtarake dhe municione me shumë prej më tepër se 100 milionë dollarësh. Sipas të dhënave të shërbimeve sekrete ruse, fjalë bëhet mbi komplekset raketore zenit “Patriot”, sistemet raketore kundërtank, armë qitëse dhe municione. Gjeorgjia po vazhdon të marrë ndihmë ushtarake edhe nga vende të tjera të NATO-s, si dhe nga Izraeli e Ukraina. Shtetet e Aleancës VeriAtlantike e furnizojnë Tbilisin me armë qitëse dhe pajisje ushtarake. SHBA-s po instruktojnë përgatitjen ushtarake të efektivit të ushtrisë gjeorgjiane sipas standarteve taktike të NATO-s. Izraeli i furnizon Gjeorgjisë aparate fluturuese të papilotuara, kurse Ukraina armatime të rënda, në veçanti tanke dhe mjete të mbrojtjes kundërajrore. Në këtë mënyrë, Perëndimi së bashku me aleatët e vet po vazhdon faktikisht ta nxisë, ta provokojë Presidentin e Gjeorgjisë për ndërmarrjen e agresionit të radhës në Kaukaz. Dhe duke gjykuar nga sinjalet e fundit që vazhdojnë të vijnë nga Tbilisi, Gjeorgjia nuk po i lë planet e veta për ti kthyer Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë nën juridiksionin e vet. Pikërisht për këtë qëllim Gjeorgjia dhe po rivendos potencialin e vet ushtarak për llogari të furnizimeve të armatimeve nga jashtë. Mbi reagimin e mundshëm të Rusisë ndaj një zhvillimi të tillë të rrjedhës së ngjarjeve flet tani përpara mikrofonit tonë eksperti ushtarak Konstantin Makienko. “ Gjëra të tilla nuk mund të lihen kurrësesi pa u ndëshkuar. Sipas mendimit tim reagimi i saj mund të jetë i dyanshëm. Së pari, në qoftë se këto furnizime do të fillojnë të marrin konture reale, ne duhet të heqim dorë atëhere nga gjithëfarë kufizimesh në bashkëpunimin tekniko-ushtarak me Iranin dhe të aktivizojmë furnizimet në këtë vend të mjeteve të aviacionit, kundërtank dhe sistemeve raketore zenit. Përveç kësaj, praktika botërore njeh precedente të tilla, kur disa vende janë kërcënuar me dhënien e goditjeve preventive në rast të transferimit, zhvendosjes së padëshirueshme të këtyre apo atyre armatimeve nga një vend në tjetrin. Kështu, kur gjatë kohës së realizimit të lidhjes së kontratës midis Rusisë dhe Qipros në lidhje me furnizimet në këtë ishull të sistemeve raketore zenit të modelit S-300, Turqia premtoi ose të japë goditje preventive mbi to, ose të godasë mjetet e transportit me këto sisteme në bord. Në Moskë përpiqen të gjejnë rrugë ekskluzivisht diplomatike të zgjidhjes së situatave që krijohen. Në dikasterin rus të politikës së jashtme për të satën herë me radhë kujtuan, se pikërisht Lideri gjeorgjian mban gjithë përgjegjësinë për krizën e gushtit të vitit të kaluar në Kaukaz. Bashkë me këtë Rusia respekton me rigorozitetin më të madh të gjitha detyrimet e veta përpara Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë me të gjitha pasojat që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare në raste të tilla. Nga ana e vet në Uashington mendojnë, se nuk ka asgjë të tmerrshme në furnizimet e armatimeve në Gjeorgji. Argumenti, se SHBA-s i shesin armë shumë vendeve, nuk i qendron kurrëfarë kritike. Sepse nuk mund të injorohet kurrësesi ai fakt, se Gjeorgjia deklaron rregullisht mbi vendosmërinë e vet për të zhvilluar një operacion të ri ushtarak. Se me çfarë përfundoi aventura paraardhëse e Mihaill Saakashvilit tashmë dihet fort mirë nga të gjithë.