Dy parate nënujore dhe kompleksi “Kalmar” do të zhyten deri në fundin e Ngushticës së Tatarskut për kërkimin e fragmenteve të avionit rus TU-142, njoftuan në Ministrinë e mbrojtjes të Federatës Ruse. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet kërkimit të kutive të zeza. Avioni TU-142, i cili po kryente një fluturin stërvitor, pësoi katastrofë mbi Ngushticën e Tatarskut më 6 nëntor. Në bordin e tij ndodheshin 11 veta.