Bashkëpunimi ushtarak dhe tekniko-ushtarak, çështjet e sigurimit rajonal dhe integrimit të mëtejshëm të dikastereve të mbrojtjes së vendeve të Bashkësisë së Shteteve të pavarura i diskutuan në Dushanbe pjesëmarrësit e mbledhjes së Këshillit të ministrave të mbrojtjes. Sipas rezultateve të këtij diskutimi u miratua Koncepti i bashkëpunimit ushtarak deri në vitin 2015, u konfirmuan Drejtimet Bazë të zhvillimit të Sistemit të Përbashkët të Mbrojtjes Anti Ajrore të shteteve të BSHP-së deri në vitin 2015. Në takimin në Dushanbe morën pjesë përfaqësuesit e Rusisë, Armenisë, Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgizisë, Ukrainës, Uzbekistanit dhe Taxhikistanit.