Kreu i Sberbankës ruse German Gref nuk përjashton proceset gjyqësore me General Motors për shkak të refuzimit të shitjes nga ana e koncernit amerikan të kompanisë Opel konsorciumit kanadezo-rus Magna-Sberbank. Gref vuri në dukje gjithashtu, se shpreson në mundësinë e rënies dakort me kompaninë GM pa hapjen e procesit gjyqësor. General Motors javën e kaluar refuzoi papritur planin e shitjes së Opel-it, pa marrë parasysh marrëveshjet e arritura më parë. Udhëheqja e GM mendon, se në lidhje me përmirësimin e situatës në Europë koncerni mund ta përballojë krizën në ndërmarrje me forcat e veta.