Dimitri Medvediev në Berlin Foto RIA Lajmet Solemnitetet që po zhvillohen në Gjermani me pjesëmarrjen e liderëve kryesorë të shteteve me rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit kujtuan edhe një herë mbi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e kapërcimit të vijave ndarëse në botë. Muri, i cili u ndërtua në fillim të viteve 60-të të shekullit të kaluar në momentin më kulminant të “luftës së ftohtë”, ndau jo vetëm Gjermaninë, por edhe Europën në tërësi. Ai u bë simbol i konfrontimit ideologjik dhe ushtarak gjatë tre dekadave me radhë. Rëzimi i tij në vitin 1989 u parapërgatit nga shndërrimet që po vinin duke marrë forcë asaj kohe në Bashkimin Sovjetik. Rruga paqësore drejt bashkimit të Gjermanisë do të ishte e pamundur pa atë strategji të politikës së jashtme të hapur për botën së cilës filloi ti përmbahej Rusia demokratike. Mbi këtë u fol të hënën pranë portave të Brandenburgut, ku më parë lartësohej Muri i Berlinit. Aktualisht duket fare qartë se 20 vjet më parë Rusia dhe Gjermania me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar krijuan precedentin për zgjidhjen e problemit jashtëzakonisht të ndërlikuar mbi bazë të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit reciprok. Atëherë shumëkujt iu duk se rruga drejt kapërcimit të konfrontimit në Europë dhe në botë u hap. Por për fat të keq, këto shpresa nuk ishte e thënë të justifikoheshin në jetë. Dhe shkaqet e kësaj konsistojnë në atë, se triumfuan interesat e ngushta, egoiste të shteteve të veçanta dhe mungesa e vullnetit të mirë. Po ato vende perëndimore, të cilat në fund të viteve 80-të në fillim të viteve 90-të i premtuan liderit sovjetik Mihaill Gorbaçov të mos prishin ekuilibrin e krijuar të sigurimit në kontinentin europian, nuk e mbajtën fjalën e dhënë. Pas bashkimit të Gjermanisë Rusia u ndesh me zgjerimin e NATO-s në drejtim të Lindjes dhe afrimin e bazave ushtarake të Aleancës VeriAtlantike drejt kufijve të vet. Me fjalë të tjera, në kushtet e reja Rusia u detyrua ti rezistojë, të reagojë dhe ti kundërvihet veprimeve të Aleancës VeriAtlantike. A i shërbyen vallë këto përgatitje të NATO-s forcimit të paqes në Europë dhe në planet? Vështirë të besohet kjo gjë. Prandaj çështja që ka të bëjë me krijimin e një rendi më të drejtë botëror mbetet në rend të ditës. Për këtë kujtoi në fjalimin e vet mbajtur në solemnitetet në Berlin Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev: “Kalimi tek bota e re shumëpolare aktualisht është shumë i rëndësishëm për shumicën e vendeve, për të gjitha vendet, edhe në Europë, edhe në botë. Dhe rendi unifikues i ditës është shumë i rëndësishëm për të gjithë. Mbarë bota vazhdon tu kundërpërgjigjet rreziqeve kërcënuese nga më të rëndat edhe ekonomike, edhe rajonale. Ne të gjithë bashkarisht luftojmë kundër terrorizmit, kundër kriminalitetit. Dhe unë shpresoj shumë se ne kemi hequr dorë nga të gjitha pengesat të cilat na ndanin ne më parë. Sot ne do të dëshironim të punonim mbi këtë rend dite së bashku me ju, të mendonim për fëmijët tanë, mbi të ardhmen tonë, mbi Europën e përbashkët”, theksoi Presidenti i Federatës Ruse duke iu drejtuar auditorit. Europa 20 vjet pa Murin e Berlinit-ky është një shkak i mirë për të nxjerrë mësime nga historia. Një nga ato-ruajtja e vijave ndarëse në kontinentin europian-është në dëm të sigurisë së gjithë popujve. Një tjetër është krijimi i arkitekturës së re të sigurimit europian nga Atlantiku deri në Ural me marrjen parasysh të interesave të të gjitha shteteve, gjë për të cilën bën thirrje vazhdimisht Rusia.