Rusi Marat Safin startoi me sukses në turneun e Shoqatës së tenistëve-profesionistë të serisë “Masters” në Paris, ku fondi për fituesin kap shifrën 2750 mijë euro. Në ndeshjen e raundit të parë ai fitoi ndaj francezit Terri Askone. Në raundin e dytë rusi do të ndeshet me fituesin e kampionatit Open në SHBA, argjentinasin Huan Martin Del-Potro. Mbas mbarimit të turneut ku doli 3 herë fitimtar, Safin do ta përfundojë karrierën e vet sportive.