Presidenti i SHBA-së Barak Obama shpreson, që SHBA dhe Rusia të nënshkruajnë Traktatin e ri për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (TASO) në dhjetor. Prononcimin e mësiperm Presidenti i SHBA-së e bëri të hënën, në intervistën për agjencinë “Reuters”. Traktati ASO №1 rezulton si dokumenti kryesor midis Moskës dhe Uashingtonit në fushën e çarmatimit. Ai u nënshkrua në vitin 1991 dhe afati i përfundimit të veprimit të tij është data 5 dhjetor e vitit 2009. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedijev, në intervistën e vet dhënë për botimin gjerman “Der Spiegel” u shpreh gjithashtu se probabiliteti që FR-ja dhe SHBA-ja të nënshkruajnë një Traktat të ri për ASO-në në fund të këtij viti është shumë i madh.