Pjesëmarrësit e forumit europian rus, i cili u mbajt në Bruksel, propozuan të krijojnë Bashkimin Strategjik midis BE dhe Rusisë. Delegatët gjithashtu u bënë thirrje pjesëmarrësve të samitit të pritshëm Rusi-BE, që do të mbahet në kuadrin e festimit të 65-së vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, të kontribuojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta midis Rusisë dhe BE. Pjesëmarrësit e forumit ranë dakort për arritjen e sanksionimit të statusit të gjuhës ruse në vendet e BE duke e bërë atë një nga gjuhët rajonale si edhe përkrahën mendimin për publikimin e dokumeteve kryesore të BE-së në gjuhen ruse.