Në Moskë po zhvillohet festivali ndërkombëtar i programeve të krishtera televizive dhe të radios “Radonezh”. Për vlerësimin e jurisë dhe të shikuesve janë propozuar 45 punë, të përzgjedhura nga 200, të cilat u dërguan gjithsej në këtë konkurs. Midis risive të festivalit është programi më i mirë i njoftimeve, reklamave sociale në Europë, Amerikë dhe Rusi.