Rregulli i ri botëror, i cili bazohet në bashkëpunimin e përbashkët për synimin e zgjidhjes së problemeve të përbashkëta, nuk mund të funksionojë pa “Europën e Madhe”, që përfshin hapsirën nga Atlantiku deri në Vlladivostok. Për këtë flitet në gazetën italiane të publikuar të hënën “Stampa” në artikullin e përbashkët të ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe Italisë, përkatësisht Sergei Lavrov dhe Franko Frattini. Ata propozuan, se për krijimin e “shtëpisë së përbashkët” në Europë nevojiten një sërë prioritetesh drejtuese: duhet tu jepet një impuls i ri marrëdhënieve politike midis BE dhe Rusisë për krijimin e partneritetit politik dhe ekonomik, si dhe për krijimin e arkitekturës së re të sigurimit europian.