Projektuesi i njohur rus Mihaill Kallashnikov kremton sot 90 vjetorin e vet. Data solemne gjerësisht festohet në Izhevsk, qyteti ku më shumë se gjysëm shekulli jeton dhe punon Mihaill Kallashnikov. Arma e projektuar nga ai është më e mira në botë deri më sot. Automatiku i ndërtuar nga ai është pjesë armatimi që nga viti 1949. Kjo pushkë konsiderohet si më e përhapura në botë, imazhi i saj është në stemat shtetërore të shumë vendeve.