Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të hënën rezolutën, e cila i njohu zgjedhjet presidenciale në Afganistan si të drejta. President i vendit mbeti Hamid Karzai. Iniciatore e këtij dokumenti i bë Gjermania, kurse bashkëautorë të tij u bënë gati 100 delegacionet, duke përfshirë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Rusisë, SHBA-s, Kinës, Francës, dhe Britanisë së Madhe. Pas turit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, për zhvillimin e të cilave ndihmoi OKB-ja, u vërejtën shkelje të shumta, gjë që çoi në domosdoshmërinë e zhvillimit të turit të dytë. Por para fillimit të tij rivali i vetëm i Karzait, ish ministri i punëve të jashtme të vendit Abdullah Abdullah, tërhoqi kandidaturën e vet.