Foto RIA LajmetRusia filloi projektimin e raketëmbajtëses për realizimin e lëshimeve të pilotuara nga kozmodromi i ri “Vostoçnij” në Lindjen e Largme të vendit. Raketëmbartësja e re destinohet, para së gjithash, për pjesëmarrjen në programet e fluturimeve të pilotuara. Pamja e raketës së ardhshme nuk dihet ende, por presupozohet se ajo mund të sigurojë shpëtimin e ekuipazhit në çdo sektor të trajektores së fluturimit dhe shmangien, distancimin e garantuar nga kompleksi startues në rast situate emergjente.

 

 
***


Shkencëtarët konfirmojnë me bindje të plotë se një person agresiv mund të evidentohet mjaft lehtë — fytyra e tij është disi më e gjerë se sa e njerëzve të ekulibruar. Mjafton vetëm hedhja e një shikimi të shpejtë që të përcaktohet prirja e tij për agresivitet, konfirmojnë ata. Siç shkruan botimi “Internovosti”, raporti, proporcioni i gjerësisë ndaj gjatësisë së fytyrës përcaktohet me matjen e distancës midis mollëzës së djathë dhe të majtë të faqes, si dhe nga buza e sipërme e deri tek pjesa midis vetullave. Është interesant fakti se në fëmijëri forma e fytyrës së djemve dhe vajzave është gati e njëjtë, por në moshën e pjekjes së plotë seksuale fytyra e meshkujve fillon të zgjerohet në mënyrë të dukshme. Studimi i mëparshëm rezultoi se meshkujt me fytyrë më të gjerë veprojnë më me kokëfortësi dhe me vendosmëri më të madhe në jetë.

 


***


Me sa duket nga të gjitha del, se në shkollë ne përvetësojmë jo vetëm njohuri të nevojshme, të dobishme por dhe mjaft të dyshimta ose bindje jo krejtësisht korrekte, të drejta të cilat më vonë ne ia transmetojmë të afërmve dhe miqve, pa e vënë fare në dyshim faktin se themi gjëra jo të vërteta, të pasakta. Dhjetëshen kryesore të mendimeve të gabuara të njerëzimit e publikoi gazeta britanike “The Times”. Për shembull, konfirmimi i njohur mbi atë, se fizikani i madh Albert Einstein në shkollë ishte nxënës i katrës, nuk është krejtësisht i drejtë. Laureati i ardhshëm i Çmimit Nobel ishte shumë i prirur për matematikën dhe latinishten. Përveç kësaj, Einstejn-i i ri lexonte literaturë serioze jo përkatësisht moshës së vet: Immanuel Kant-in dhe Euklid-in. Strategu i madh ushtarak Napoleon Bonaparti nuk ishte aspak një shkurtabiq i lig. Për nga shtatgjatësia e vet Bonaparti ishte përafërsisht 170 cm, që për meshkujt e asaj kohe konsiderohej parametër mbi gjatësinë mesatare. Ekzistojnë edhe disa mendime të gabuara në lidhje me kafshët. Kështu, shumë njerëz gabojnë kur mendojnë se minjve u pëlqen shumë djathi. Në fakt, imazhi që i është atribuar kësaj kafshe prej filmave multiplikativë nuk përkon me realitetin objektiv. Në jetë brejtësit e sipërpërmendur parapëlqejnë të ëmblat dhe drithërat.