Kompania shtetërore “Naftogaz Ukraini” zotëron burime të mjaftueshme gazi për garantimin e konsumatorëve të brendshëm dhe transitin e lëndëve hidrokarbureve ruse në Europë, deklaroi Përfaqësuesi i presidentit të Ukrainës për çështjet energjetike kombëtare Bogdan Sokollovskij. Sipas fjalëve të tij, rezervat e gazit në depot ukrainase përbëjnë rreth 27 miliardë metra kub gaz. Më parë “Gazprom”-i rus konfirmoi zyrtarisht, se Ukraina shleu në mënyrë të plotë pagesat për furnizimet e tetorit me vëllim prej 2,3 miliardë metra kub gaz.