Në Gjenevë po zhvillohet raundi i 8-të i radhës i konsultimeve ruso-amerikane për përgatitjen e marrëveshjes së re në fushën e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Palët po diskutojnë përmbajtjen e dokumentit, i destinuar të zëvendësojë Traktatin për shkurtimin dhe kufizimin e ASO №-1, i cili u nënshkrua midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-s në vitin 1991. Negociatat dotë zgjasin deri më 5 dhjetor, domethënë deri në datën, kur përfundon afati i Traktatit të mëparshëm.