Vladimir Putin foto RIA LajmetBarriera administrative në Rusi do të ketë shumë më pak, premton Kryeministri rus Vladimir Putin. Qeveria ka ndërmend të krijojë një mjedis të favorshëm për investitorët e huaj dhe ata vendas të cilët duan të hapin në vendin tonë linjën e vet të prodhimit. Kryeministri zhvilloi sot në Moskë mbledhjen e Bordit Këshilldhënës për problemin e investimeve të huaja. Në mbledhjen e tij përveç ministrave rusë morën pjesë edhe drejtuesit e një sërë bankave dhe kompanive të mëdha të huaja. Ata iu ankuan Kryeministrit në lidhje me faktin se në Rusi ka si tepër instanca shtetërore nëpër të cilat duket kaluar “për të marrë licencën, lejen, certifikatën për të fituar mundësinë e fillimit të prodhimit tënd”. Vladimir Putin u pajtua plotësisht me këtë vërejtje kritike. Ai vuri në dukje se situata e krijuar është e lidhur me “trashëgiminë e rëndë të ekonomisë së planifikuar”, kur pothuajse të gjitha vendimet në lidhje me tregun merreshin në nivel administrativ. I preokupoi, sigurisht, pa masë sipërmarrësit edhe çështja që ka të bëjë me atë, nëse do të vazhdojë apo jo qeveria të mbështesë ekonominë në kushtet e krizës. Vladimir Putin mendon se nuk ka ardhur ende koha për të hequr dorë nga masat antikrizë: “Në gjyshtëmujorin e dytë të vitit ekonomia jonë rivendosi rritjen e vet. Po evidentohet rënia e inflacionit, gradualisht po reduktohet niveli i papunësisë. Por kjo nuk do të thotë aspak se u minimizua domosdoshmëria e veprimit të masave antikrizë. Ne, pa dyshim, do të vazhdojmë të ndjekim politikën e stimulimit të tregut të brendshëm, të rrisim qendrueshmërinë dhe sigurinë e sistemit financiar, të marrim masat e duhura për zvogëlimin e deficitit të buxhetit dhe garantimin e stabilitetit makroekonomik. E megjithatë, në plan të parë po vijnë duke dalë gradualisht detyrat e zhvillimit strategjik”, thotë Vladimir Putin. Investitorët e huaj i vlerësojnë si mjaft efektive masat antikrizë të qeverisë ruse dhe shprehen se Rusia mund të dalë nga kriza shumë më parë se sa ekonomitë e tjera.