Gazsjellësi Rusia po avancon projektet e ndërtimit të gazsjellësve “Nord Stream” dhe “South Stream”. Po për kë janë më të rëndësishëm ata për Rusinë apo për vetë Europën? Mbi këtë temë përsiat në shënimet e veta vëzhguesi ynë Nikollai Dovzhenko dhe shpreh mendimin e tij Presidenti i Bashkimit rus të gazit Sergei Çizhov. Sergei Çizhov mendon, se “vendet europiane janë jashtëzakonisht të interesuara për diversifikimin e itinerarëve të furnizimeve të gazit”. Dhe Rusia, duke qenë një nga furnizueset kryesore të lëndës së “kaltër djegëse” në kontinent, ndoshta, falë këtij diversifikimi do të furnizojë në mënyrë më stabile me gaz vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm ato”. Por pavarësisht nga ky fakt elementi i konkurrencës është prezent megjithatë, ndonëse dhe ka karakter specifik, bile mund të thuhet edhe politik. Tani objektivisht interes të ndërsjelltë ka edhe Rusia, edhe BE. Ndoshta të paperceptuar nga ndokush në mënyrë krejtësisht të plotë… Por megjithatë mund të konstatohet se në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream” sikur ka më tepër mirëkuptim, se sa me për atë që ka të bëjë me tubacionin “South Stream”, realizimi i të cilit në jetë duket më problematik. Ne iu lutëm ta komentojë Gazsjellësi këtë situatë Sergei Çizhovit: “Së pari, projekti “Nord Stream” filloi shumë më parë. Dy nga vendet më të mëdha, Rusia dhe Gjermania, u morën vesh praktikisht që në etapën e parë, ndërsa më pas vazhduan  zgjidhjen e detajeve teknike që kanë të bëjnë me të në rajonin e Balltikut. E megjithatë Moskës prapseprapë iu desh të kapërcejë pengesa të caktuara në rrugën e avancimit të tyre. Në rastin me gazsjellësin “South Stream” lindën probleme plotësisht të shpjegueshme. Meqenëse nga Bashkimi Europian është përpunuar tashmë projekti i gazsjellësit vetiak “Nabukko”. Në Rusi, vërtet, nuk anojnë ta vlerësojnë atë kurrësesi si konkurrent real të “South Stream”. Sepse ky i fundit në lidhje me një sërë parametrash është në mënyrë të qenësishme më afër fillimit të realizimit të vet në jetë. Por për çdo rast mund të thuhet, se kjo është e vërtetë në lidhje me çështjen që ka të bëjë me furnizimin, pompimin e ardhshëm të tubacionit me gaz”, konkludon Sergei Çizhov.