Qeveria është e gatshme të bashkëveprojë me investitorët e huaj në realizimn e planeve të tyre në territorin e Rusisë, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen e Këshillit Konsultaiv për investimet e huaja. Ai viri në dukje, se kompanitë e huaja, përfaqësuesit e të cilave ishin të pranishëm në mbledhje, kanë investuar në Rusi rreth 90 miliardë dollarë. “Këto janë lekë mjaft të mëdha, dhe punojnë në mënyrë aktive në ekonominë ruse”, theksoi Putin. Kryeministri gjithashtu njoftoi, se pavarësisht nga përmirësimi i situatës ekonomike, do vazhdojnë të përpunohen masat antikrizë.