Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev miratoi amendamentet në ligjin “Për mbrojtjen”, i cili ka të bëjë me përdorimin e Forcave të Armatosura të Rusisë jashtë shtetit, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Forcat e armatosura mund të përdoren jashtë shtetit për parandalimin e sulmeve të armatosura ndaj formacioneve ushtarake të Rusisë, të dislokuara jashtë vendit, për sanksionimin dhe parandalimin e sulmeve të armatosura ndaj një shteti tjetër që i drejtohet Rusisë me kërkesën, për mbrojtjen e shtetasve të Rusisë, të cilët ndodhen jashtë shtetit, prej sulmeve të armatosura ndaj tyre, si dhe për luftën kundër piraterisë dhe garantimin e sigurisë së lundrimit të anijeve.