Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev del për anulimin gradual me etapa të dënimit me vdekje. Moratoriumi për masën e lartë të dënimit vepron në vend gjatë 10 vjetëve të fundit. Ai duhet të anulohet, kur në të gjitha subjektet e Rusisë të shfaqen juri të gjykatësve joprofesionistë të zgjedhur nga populli. Më 1 janar të vitit 2010 një gjyq i tillë do të fillojë të punojë në rajonin e fundit rus-Çeçeni. Në lidhje me këtë Gjykata kushtetuese e konsideron këtë si mundësi të zgjatjes së moratoriumit.