Në Rusi do të krijohet Shoqata Ndërkombëtare e transmetimit në gjuhën ruse. Kreu i Ministrisë së ndërlidhjes dhe komunikacioneve Igor Shegoliev në takimin me Presidentin Dimitri Medvediev saktësoi, se bashkimi i ri, i krijuar sipas modelit të Shoqatës Mbarëbotërore të shtypit rus, do të mjaftojë të përfshijë transmetimin me anë të radios në gjuhën ruse nga dhjetra shtete. Gjatë kësaj do të përdoret jo vetëm transmetimi tradicional nëpërmjet valëve, por edhe teknologjitë bashkëkohore, ndër të tjera transmetimet nëpërmjet Internetit, deklaroi Shegoliev. Vendimi mbi krijimin e Shoqatës u mor në fillim të këtij muaji në festivalin ndërkombëtar të radiostacioneve rusishtfolëse, i cili u organizua nga radiokompania “Zëri i Rusisë”.