Muri i Berlinit Foto RIA LajmetSot kremtohet 20 vjetori që nga dita e rënies së Murit të Berlinit. Për pjesëmarrje në solemnitetet e rastit në Gjermani janë ftuar mysafirë të lartë të huaj, ndër të cilët edhe Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Muri i Berlinit u ndërtua në fillim të viteve 60-të të shekullit të kaluar dhe u bë simbol i ndarjes së Europës, si dhe mbarë botës në dy kampe armiqësore, rivalizuese dhe konkurruese me njëri-tjetrin. Pa dyshim, rënia e tij i shërbeu bashkimit të popullit gjerman dhe bëri korrektime të qenësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në vigjilje të vizitës së vet në Gjermani Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në intervistën e vet dhënë revistës “Der Spiegel” shprehu keqardhjen e vet në lidhje me faktin se pas bashkimit të Gjermanisë Rusia mori si rezultat raketat e drejtuara nga vetja nga ana e NATO-s dhe jo intergrimin e pritur në Europë. “Ne mendonim se si rezultat i rënies së Murit të Berlinit vendi i Rusisë në Europë do të përcaktohej në një mënyrë disi tjetër. Ne shpresonim se zhdukja e Traktatit të Varshavës do të shoqërohej me një shkallë tjetër intergrimi të Rusisë në hapësirën e përgjithshme europiane”, vuri në dukje Dimitri Medvediev. Një pikëpamjeje analogjike i përmbahet edhe Presidenti i parë i Bashkimit Sovjetik Mihaill Gorbaçov, i cili dha një kontribut jashtëzakonisht të madh në kauzën e bashkimit të Gjermanisë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetës gjermane “Bild”, ai u detyrua të pranojë: Helmut Kohl, Sekretari amerikan i shtetit James Baker dhe shumë të tjerë konfirmonin me bindje të plotë, se pas bashkimit të Gjermanisë NATO nuk do të avancojë as edhe një centimetër në drejtim të Lindjes. Por, në fund të fundit, amerikanët nuk e mbajtën këtë premtim, ndërsa gjermanët shfaqën indiferencë të plotë, moskokëçarje ndaj tij. Ndoshta, mund të kenë fërkuar bile edhe duart nga kënaqësia duke menduar se, gjoja, ia hodhën bukur rusëve, vuri në dukje ai në atë intervistë. Ekspertët rusë gjithashtu nuk i vlerësojnë në mënyrë të një kuptimshme ngjarjet e një të kaluareje 20 vjeçare. Kryeredaktori i botimit “Русский журнал» (“Revista ruse”) Boris Mezhujev shpreh tani përpara mikrofonit tonë mendimin e vet: “Për Europën rënia e Murit të Berlinit do të thoshte bashkimi i saj, megjithëse aspak i lehtë, dhe siç u bë e qartë më vonë, mjaft problematik midis asaj pjese, e cila tani quhet “Europë e vjetër”, dhe pjesës tjetër të saj e cila aktualisht quhet e “Europë e re”. Gëzimi, entuziazmi që shoqëroi këtë bashkim, siç më duket mua, shumë shpejt u korrektua nga faktori i dallimit kulturor, politik dhe fetar”, shprehet Boris Mezhujev.