Ministria e energjetikës i dorëzoi Komisionit Europian “Memorandumin mbi mekanizmin e paralajmërimit të hershëm në sferën e energjetikës në kuadrin e dialogut energjetik Rusi-BE”, njofton botimi “Kommersant”. Në të propozohen veprime të përbashkëta në raste çrregullimesh me furnizimet e lëndëve energjetike në Europë, ndër të tjera për faj të vendeve të treta. Zëvendës ministri i energjetikës Anatoli Janovskij deklaroi për gatishmërinë e bashkërendimit të memorandumit me europianët deri më 18 nëntor, që ai të nënshkruhet në samitin Rusi-BE në Stokholm.