20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit në Gjermani kremtohet si festë mbarë kombëtare. Dimitri Medvediev në intervistën e vet dhënë për revistën “Spiegel” vuri në dukje, se Muri i Berlinit ishte gjithmonë simbol i ndarjes së dy civilizimeve dhe rënia e tij u perceptua si vazhdimi i kursit për bashkim. Presidenti theksoi përsëri mbi rëndësinë e përfundimit të Traktatit për sigurinë Mbareuropiane. Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti ditën e rënies së Murit të Berlinit dita më e lumtur në historinë e re të Gjermanisë.