Legjenda e muzikës sovjetike Aleksandra Pahmutov pret urimet me rastin e 80 vjetorit të vet. Në repertuarin e saj numurohen gati 400 këngë, ndër të tjera edhe kompozimi i këngës “Mirupafshim, Moska”, e cila u interpretua në mbylljen Olimpiadës së Moskës të vitit 1980. Nga këngët e saj mund të mësohet historia e Rusisë e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Një prej tyre është “Shpresa”, e cila u bë himn i kozmonautëve rusë.