Gazsjellësi “Rryma Veriore” do të ndërtohet, dhe çfarëdo lloj presioni ndaj këtij projekti nuk do të ketë perspektivë, mendon Vladimir Putin. Në intervistën e vet dhënë për kanalin televiziv NTV Kryeministri shprehu bindjen, se gazsjellësi do të fillojë punën e vet në afatin e përcaktuar. Suedia dhe Finlanda të mërkurën e miratuan projektin e shtrimit të gazsjellësit “Rryma Veriore” në ujërat e veta territoriale në Detin Balltik. Më parë lejen për ndërtimin e gazsjellësit e dha Danimarka. Mbeti për tu marrë leja nga vendet iniciatore të tij, Rusia dhe Gjermania.