Foto RIA LajmetBotimi “Komsomolskaja pravda” shkruan, se nxënësit e shkollave kanë arsye për tu gëzuar - ata edhe një javë tjetër që nuk do të shkojnë në shkollë. Por gjithçka do të ishte mirë e bukur po të mos ishte një por … Për shkak të epidemisë së gripit pushimet i zgjatën zyrtarisht edhe një javë më shumë. Në krahasim me javën e kaluar numri i të sëmurëve u rrit deri në 57 %. Gazeta “Kommersant”, me referim tek përfaqësuesit e autoriteteve pushtetore, konfirmon me bindje të plotë se fjalë bëhet për masat e sigurisë që po merren në lidhje me epideminë e zakonshme sezonale, por jo për gripin e derrave. Vendimi për zgjatjen e vitit shkollor dhe shkurtimin e pushimeve dimërore në Moskë nuk është diskutuar ende. Nxënësit do të përvetësojnë materialin për të arritur programin shkollor, për shembull, duke marrë detyra shtëpie gjatë kohës së pushimeve. Kurse në Burjati, sipas të dhënave të gazetës “Trud”, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të rrezikut të pandemisë së gripit të derrave. Të gjithë banorët i kanë detyruar të përdorin maska mbrojtëse: me to duhet të punojnë, të udhëtojnë në transportin publik dhe bile të bëjnë pazaret në dyqane e tregje. Tani shtëpiakja që të bëjë pazaret fillimisht duhet të hyjë në farmaci dhe të blejë maskë mbrojtëse. Në gjendje “shtetrrethimi” u ndodhën teatrot, kinematë, klubet e natës, baret. Në hyrje të këtyre lokaleve të gjithë vizitorëve do tu jepen maska prej nape, pasi në rast të kundërt ato rrezikojnë të mbyllen. Është vendosur regjim karantine në institucionet mjekësore: përkohësisht nuk lejohen vizitat tek të sëmurët. Ndalohen rreptësisht shërbimet e punës në rajonet e rrezikshme të vendit, domethënë atje ku është evidentuar përhapja e gripit të derrave. Ndërkohë përhapja e virusit A H1N1 është fiksuar në shumicën e vendeve të botës. Respektimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Rusi do ta marrin nën kontroll të rreptë bashkëpunëtorët e ministrisë së punëve të brendshme. Më 9 nëntor është vendosur që të fillohet vaksinimi i popullsisë në Rusi, që po bëhet pothuajse një muaj para afatit të planifikuar fillimisht dhe gati një muaj më vonë se sa fillimi i veprimtarive analogjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa vende perëndimore europiane. Sipas njoftimeve të gazetës “Vremja novostei”, gjithsej në këtë sezon shteti rus është i gatshëm të blejë 40 milionë doza të vaksinës vendase kundër shtamit së pandemisë me shumë prej 4 miliardë rublash.