Foto RIA LajmetPothuajse gjysma e lexuesve të botimit "Novie izvestia", të cilët morën pjesë në anketimin e zhvilluar në lidhje me ish datën e kuqe në kalendar -7 nëntorin- nuk i kanë harruar mësimet e trainimit komunist dhe e quajtën këtë ditë festë të përvjetorit të radhës të Tetorit të Madh. Çdo një person i tretë nga të anketuarit e karakterizoi në mënyrë të padiskutueshme 7 Nëntorin si datë tragjike në historinë e Rusisë. Kjo është një shifër plotësisht normale, mendojnë ekspertët, në qoftë se do të merret parasysh ai fakt, se në mendjet e njerëzve sovjetikë të disa brezave me radhë qe ngulitur thellë po i njëjti mendim: se historia e Rusisë fillon pikërisht nga Tetori i vitit 1917. Midis atyre që e quajnë këtë ditë feste nuk janë vetëm leninistët e bindur, përkrahësit e flaktë të tij, megjithëse të tillë po mbeten gjithnjë e më pak dhe jo vetëm për shkak të limitit moshor të jetës, por edhe ata që nuk janë krejtësisht të gatshëm për ta pranuar grushtin e shtetit të Tetorit si katastrofë për vendin. Njerëz të tillë mbajnë, thjesht, ndaj kësaj date historike një qendrim pa patos, pa entuziazëm revolucionar. Çdo person i dhjetë ndër të anketuarit, pa u thelluar fort në hulumtime e studime të veçanta politiko-historike, shpreh vetëm keqardhjen e vet në lidhje me humbjen e një dite suplementare pushimi. Dhe vetëm 3 % e lexuesve të botimit "Novie izvestia" që morën pjesë në anketim nuk dinë, në përgjithësi, se ç’ndodhi në vend më 7 Nëntor. Me sa duket nga të gjitha këta janë njerëz shumë të rinj në moshë. Ndërsa kjo do të thotë se me kujtesën historike tani për tani çdo gjë është në rregull në Rusi.


Komentimi i artikullit të ditës


Letrari dhe publicisti me prirje të theksuara prokomuniste Aleksandër Prohanov shprehet tani përpara mikrofonit tonë mbi vizionin e vet përkatësisht rëndësisë, domethësies së datës 7 Nëntor: “Mua Tetori, Revolucioni i vitit 1917, më asociohet me paradën e famshme të trupave sovjetike të organizuar nga Stalini në Sheshin e Kuq më 7 Nëntor të vitit 1941. Aktualisht të rinjtë që mbetën të zhgënjyer po e braktisin Rusinë. Por duke arsyetuar se këtu mbaroi historia, ata me hedhjen e vështrimit nga e kaluara, nga 7 nëntori i vitit 1917, duhet ta dinë se në Rusi janë të mundshme ekspromte, ngjarje të mëdha spontane, mrekulli dhe fitore kozmike. Kurse 4 nëntori është një festë e trilluar nga drejtuesit e lartë aktualë të pushtetit”, mendon Aleksandër Prohanov.


Sipas mendimit të mbrojtëses së të drejtave të njeriut dhe Kryetares së “Grupit moskovit të Helsinkit” Ljudmilla Aleksejeva nuk ka ndonjë rëndësi të madhe se cila ditë festohet 4 apo 7 Nëntor: “Në kohërat sovjetike shumë njerëz e kremtonin me sinqeritet të plotë këtë festë. Unë, personalisht, thjesht i gëzohesha faktit se ishte edhe një ditë më tepër pushimi në kalendar. Anulimin e kësaj feste e quaj të drejtë. Revolucioni i Tetorit nuk i justifikoi shpresat, aspiratat e lidhura me të. Dhe tani është krejtësisht e pakuptueshme se ç’duhet festuar në qoftë se pushoi së ekzistuari Bashkimi Sovjetik. Ne tani për tani nuk jemi bërë as më të lirë, as më të pasur për kohën që kaloi nga shpërbërja e tij. Problemi konsiston në diçka krejtësisht tjetër dhe pikërisht në atë, se 4 Nëntori është gjithashtu një festë e çuditshme. Për shumicën e qytetarëve rusë ajo nuk asociohet me ndonjë ngjarje të veçantë”, konkludon Ljudmilla Aleksejeva.