Vendet e BE nuk mund ta vënë nën kontroll kontrabandën e kokainës dhe heroinës. Për këtë flitet në raportin e përvitshëm të Qendrës Europiane për kontrollin e qarkullimit të drogës. Më shumë se 1,5 milionë banorë të BE dhe Norvegjisë përdorin rregullisht llojet e ndryshme të opiumit. Një problem të madh paraqesin edhe llojet e drogave sintetike, shumë prej të cilave mund të sigurohen me anë të Internetit. E megjithatë po shfaqen gjithnjë e më tepër rrugë të reja të trafikut të drogës nëpër Europën Lindore, të cilat i shumëzojnë me zero përpjekjet e ndërprerjes së rrumës së drogës, flitet në këtë dokument.